Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të kryeministrit Edi Rama dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Gjithashtu sot, Presidenti me propozim të kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.