Presidenti Bajram Begaj dhe homologu polak, Andrzej Duda zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit të tyre. Gjatë fjalës së tij, Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin drejt integrimit evropian. Begaj theksoi dhe vlerësoi gjithashtu solidaritetin e Polonisë ndaj shqiptarëve në kohën kur vendi u trondit nga tërmeti i 2019-ës.
Begaj: “Pavarësisht marrëdhënieve diplomatike të lidhura 86 viteve më parë, marrëdhëniet mes dy popujve tanë datojnë që në mesjetë. Ramë dakord për të dhënë kontributin në nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimet, ka shumë fusha të tjera ku mund të bëhet edhe më shumë.
I shpreha mirë për solidaritetin që treguan për kapërcimin e dëmeve të tërmeti shkatërrimtar gjatë tërmetit dhe pandemisë. Me homologun Duda u ndalëm edhe tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve.
E sigurova presidentin Duda se Shqipëri përbën një ambient miqësor dhe të sigurt për investitorët polakë. Vlerësuam bashkëpunimin në turizëm. Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim të mirë në fushën e mbrojtjes. Shpreha mirënjohje për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor.
Vëmendje të veçantë i kushtuam sfidës më të madhe për rendin botëror dhe sistemin e vlerave tona të përbashkëta që po testohen e kërcënohen nga një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kërkova mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.”