Presidenti Bajram Begaj ka dhënë qëndrimin e tij për nismën ‘Ballkani i Hapur’. Në një intervistë, Begaj shprehet se pjesë e kësaj nisme duhet të bëhen gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Begaj ka komentuar edhe mosliberalizimin e Kosovës, për të cilën thotë se është e vonuar. Sipas tij, kjo është një e drejtë që u është mohuar qytetarëve të Kosovës.
Presidenti Bajram Begaj ka dhënë qëndrimin e tij për nismën ‘Ballkani i Hapur’. Begaj shprehet se pjesë e kësaj nisme duhet të bëhen gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Pas viteve ‘90 Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti, Ballkani i Hapur nuk ka personalizim apo pronar. Nëse do të jetë një nismë që do të mbetet në planin gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e 6 vendeve të Ballkanit me interesa qartësisht ekonomike, duhet të përfitojnë të gjithë. Është e duhura. Kosova e Shqipëria kanë qëndrime të ndryshme por kjo sjell diversitetin dhe zhvillimin. Çdo iniciativë rajonale ku shqiptarët janë bashkë duhet përkrahur. Duhet kohë të jemi bashkë edhe në këtë. Çdo iniciativë që ka në thelb përfitime ekonomike dhe mirëqenien e popullit them është e mirëpritur”, u shpreh ai./REL