Presidenti Begaj pret homologun polak

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka mbërritur në Shqipëri, në kuadër të një vizite zyrtare. Kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj priti homologun e tij, ndërsa në nder të tij është organizuar një ceremoni zyrtare.

Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.

Pas ceremonisë dy Presidentët do të zhvillojnë një takim dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar. Pas përfundimit të takimit ata do të zhvillojnë një konferencë për mediat.

Presidenti i Polonisë vizitë zyrtare sot në Tiranë (Axhenda)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *