Presidenti Bajram Begaj priti ditën e sotme një përfaqësi nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë. Këshilli kryesohej nga Ambasadori, Timothy A. Chorba.
Ish-diplomatë të lartë amerikanë, po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal faktmbledhës. Vizitat po zhvillohen në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Presidenti Begaj i njohu ish-diplomatët amerikanë me reformat dhe hapat e ndërmarra për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor. Në mënyrë të veçantë ai u ndal në kontributin e Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mirë në rajon.
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, mbetet prioriteti strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve” – tha Begaj.