Presidenti Begaj takim me kreun e ri të OSBE-së në Tiranë: Dialogu politik i domosdoshëm

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka pritur sot në një takim kreun e ri të prezencës së OSBE-së në Tiranë, Guido De Sanctis. Begaj shkroi në një postim në rrjetin social “Facebook” se gjatë takimit ka vlerësuar rolin e deritanishëm të kësaj organizate dhe transformimin e fokusit të bashkëpunimit hap pas hapi.

Postim i plotë:

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një partner i rëndësishëm dhe bashkëpunues në përballimin e sfidave që lidhen me konsolidimin e shtetit ligjor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lirinë dhe profesionalizmin e medias, antikorrupsionin dhe shumë fusha të tjera.

Në takimin e sotëm me Kreun e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis, vlerësova rolin e deritanishëm të kësaj organizate si dhe transformimin e fokusit të bashkëpunimit hap pas hapi.

Theksova se është shumë e rëndësishme që partitë politike dhe subjektet e tjera konkuruese të demonstrojnë vullnet të qartë për të respektuar ligjin dhe një konkurrencë të ndershme dhe se dialogu politik është i domosdoshëm për të çuar vendin përpara”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *