Presidenti Bajram Begaj është duke zhvilluar një vizitë dy ditore në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe homologen e tij Vjosa Osmani.
Lidhur me vizitën e tij ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka deklaruar se presidenti Begaj ka refuzuar që të zhvillojë një takim me drejtues të kësaj partie. Sakaq shton se Begaj është i vetmi nga krerët e Shqipërisë që ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë e saj qendrore.
Si dhe kjo e fundit e konsideron qasje të pazakontë refuzimin e Begajt për t’i takuar drejtuesit në zyrat e partisë.
Deklarata e plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët institucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qendrore të saj.