Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë sot dhe nesër (15-16 gusht) një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Kjo është vizita e tij e parë që pas marrjes së postit të Presidentit më 24 korrik.
Vizita e Begajt do të behët me ftesë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas agjendës, fillimisht Begaj do takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani në orën 10:00. Pas takimit të dy krerët e shteteve do të mbajnë një konferencë të përbashkët.
Më pas, në ora 12:15, presidenti i Shqipërisë do të takohet me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Dhe në orën 13:00 ka në agjendë takimin me kryeministrin Albin Kurti. Po ashtu, ai do të bëjë homazhe te varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në orën 15:45.