“Sot lutemi për ata që vuajnë nga lufta dhe persekutimi”. Kështu Joe Biden dërgoi urimet e tij më të mira për komunitetin e krishterë ortodoks që feston sot Pashkët , duke falënderuar gjithashtu njerëzit që “në të gjithë botën po shërojnë plagët dhe po mbrojnë dinjitetin e të gjithëve, duke mirëpritur refugjatët dhe duke mbrojtur të drejtat e njeriut”.
Kujtojmë që Pashkët ortodokse nuk e ndalën luftën. Në rajonin e Zaporizhzhia, ku ndodhet centrali bërthamor, u godit një nga qendrat e referencës për besimtarët pro-rusë ndërsa në rajonin e Donetskut, artileria goditi faltoren e Shndërrimit.
Trupat e Ëagner- it kapën dy lagje në periferinë veriore dhe jugore të Bakhmutit, por luftimet e ashpra po vijojnë në qytetin e Donteskut i cili prej muajsh ka qenë pjesë e përleshjeve të përgjakshme.