Në mbledhjen Komisionit të Ligjeve në lidhje me miratimin e kandidaturës Bajram Begaj për postin e presidentit të vendit, deputeti Oerd Bylykbashi ka pasur kritika në lidhje me dokumentacionin i cili është vënë në dispozicion të anëtarëve.
Në fjalën e tij, Bylykbashi tha se i mungonte një CV e detajuar në lidhje me aktivitetitn e kandidatit për president. Sakaq, shtoi se ushtarakët e shërbimit aktiv e kanë të ndaluar të kandidojnë për çdo lloj posti tjetër.
“Duhet të ishte dokumentacioni i plotë pasi do të na shërbente për të parë fakte të tjera si psh ka qënë pjesë apo jo e Ministrisë së Brendshme në një moment të caktuar. Këto kanë të bëjnë më vlerësimin e deputetëve për kandidaturën, ajo që na mungon është dekreti i presidentit, relacioni juaj nuk mjafton.
Ushtarakët e shërbimit aktiv e kanë të ndaluar të kandidojnë për çdo lloj posti tjetër. Jemi përpara nevojës për të verifikuar dhe nuk kemi dokumentin e dekretit”, tha ai.