Ashtu siç edhe pritej duke parë zhvillimet e fundit politike gjatë javës që lamë pas, ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se “Asnjë propozim për zgjedhjen e presidentit të republikës, votimi i dytë konsiderohet i rezauruar. Pas përfundimit të raundit të parë të procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit, në Konferencën e Kryetarëve u vendos u caktua 22 maj për raundin e dytë.
Duheshin shqyrtuar kandidaturat me 23, sot u mblodh sipas rregullores Komisioni dhe deri tani nuk është depozituar asnjë emër për kandidaturë. Sipas komsionit të ligjeve, raporti paraqet mbylljen e procedurave për raundin e dytë”.