Deputetja, Grida Duma ka mbajtur fjalën e saj në Konferencën e Kryetarëve këtë të martë.
Duma tha se mazhoranca po tallet me opozitën, pasi ata nuk do binin kurrë dakord për emrin e propozuar, ku dhe kq kërkuar që edhe këtë javë t’i lihet në dorë mazhorancës, për të negociuar një emër.
“Nuk kam asnjë dyshim që qëllim juaj si mazhorancë është të vendosni shkopinj dhe të përçani opozitë. Rruga është e gjatë. Ajo që thoni ju është tallje e madhe. Dhe nuk dua të di dhe as që do ju bëj thirrje për personalitet të mirë. Nuk ka rëndësi nëse është zgjedhur vetëm nga ju se është i detyruar tu përulet juve. U thash që lërjani opozitës të zgjedh dhe më pas të shkohej me dakordësi. Ju jeni tallur. Fakti që nuk merrni pjesë është të djegim raundet e këtyre. Është tallje e vetëdijshme e juaja. Ka dhe një javë kohë lërjani opozitës mqs donit kompromis. Dhe të shkojmë me emër të dakordësuar”, tha ajo.