Komisioni i Ligjeve i hapi rrugë këtë të shtunë zgjedhjes së Bajram Begajt për president, duke çuar emrin e tij në Kuvend.
Drejtuesja e komisionit, Klotilda Bushka tha se nga verifikimet e bëra rezulton se Begaj plotëson të gjitha kushtet për t’u zgjedhur për president.
“Pasi është bërë depozitimi i kësaj kandidature për President të Republikës, shërbimi i Kuvendin dhe stafi kanë kryer të gjitha verifikimet dhe rezulton se kandidatura për zgjedhjen e presidentit, Bajram Begaj, është paraqitur nga 37 deputetë në përmbushje të detyrimeve ligjore, duke u plotësuar ky kusht, si dhe brenda afatit të parashikuar. Sa i takon përmbushjes së kritereve kushtetuese e ligjore të kandidatit, z. Begaj rezulton se i plotëson kërkesat ligjore. Ai plotëson kushtet e parashikuara”, tha ajo.