Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur këtë të martë në Konferencën e Kryetarëve në lidhje me presidentin.
Mediu tha se në raundet e tjera nuk duhet të vazhdohet me diskutime por me emra konkret sa i përket presidentit të ri të vendit.
“Është nga momentet më të rëndësishem zgjedhja e presidentit dhe si e tillë kërkon një angazhim serioz për të kuptuar detyrimin kushtetues që kemi.
Opozita ka figura, qoftë politke për ti propozuar për kandidat për president, mendoj që në raundet që vijnë te shkohet me propozime konkrete, me kandidatura të negociata mes palëve, nga deputetë të opozitës që tu tregojmë qytetarëve që duam një president mbi palët por sjell një qasje të re sjelljeje, ne veprim. O do mbajmë qëndrim për të shkuar me kandidat ose duhet të vendosim ndërprerjen e pjesëmarrjes në këtë proces”, tha ai.