Zëdhënësja e Grupit të Rithemelimit të PD-së, Floriana Garo ka mbajtur një deklaratë për mediat, ku ka folur në lidhje me mbledhjen që ka zhvilluar deputeti Enkelejd Alibeaj.
Garo i ka bërë thirrje deputetëve që të distancohen nga aferet e Ramës dhe Alibeajt, kjo sepse ky i fundit nuk ka asnjë tagër.
“PD u bën thirrje deputetëve të distancohen nga aferet e Ramës- Enkeljd dhe Bashës, është akt kundër pluralizmit. Rama me ndihëm e Alibeajt do të zgjedhë presidentin.
Alibeaj ka mbledhur Grupin Parlamentar pa pasur asnjë tagër. Në këtë kontekst, marrëveshja Rama-Basha-Alibeaj është një akt tradhtie për mbi 600 mijë votuesit e opozitës. Është një akt poshtërimi.
Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që janë shpallur nga Rama. Binomi Basha-Alibeaj i sjellin si të tyren. Me propozimin e tyre, Basha-Alibeaj duan të na bindin se po përjashtojnë kandidaturat e Ramës. Ky dokument vlen në kundërshtim flagrant me rezolutën e 2022 për Presidentin e Republikës”, tha Garo.