Presidenti gjerman ‘mesazh’ Ramës: Vijoni reformën në drejtësi, bashkëpunoni me opozitën përtej llogoreve

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, ka dhënë edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Ai kërkoi se zbatimi i reformave që e dërgojnë Shqipërinë drejt BE, duhet të bëhen me bashkëpunimin edhe të opozitës.

“Entuziast për të ardhmen dinamike. Bota është në shumë drejtime. Këtu jemi në vizitë dhe po i përkushtohet Europës. Kam ndjerë gëzim këto kohë, gëzohem që mund të jem pranë jush e që mund ta përjetoj në vetë të parë. Për mua është një nder i madh të flas këtu në këtë parlament. Ne jemi të lidhura prej dekadash. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u izoluat, ju mbështesim dhe në nivelin ekonomik. Vendi ynë është partneri i 4-të më i madh në Shqipëri. Ne bashkëpunojmë ngushtë me njëri tjetrin. Shkëmbimet mes nxënësve dhe studenteve, nuk janë vetëm shenjë e miqësisë por, kanë sjellë dhe raporte miqësie mes njerëzve të veçantë në futboll. Lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar Bundesligën, Mërgim Mavraj apo Altin Rraklli apo edhe trajneri gjerman i Vllaznisë. Unë jam këtu pranë jush pak para se BE nisi anëtarësimin me Shqipërinë. Së shpejti do të njihen diplomat.

Dua t’i bëj thirrje atyre ejani në Shqipëri dhe infektohuni me shpirtin europian. Ju e keni reformuar vendin dhe sukseset janë të dukshme. Është ngritur një prokurori speciale, kam një reformë voluminoze në drejtësi, shërben si shembull. Ju dëshironi një të ardhme të mirë për vendin. E di që rruga e Shqipërisë drejt BE do jetë ambicioze, vijoni reformën në drejtësi, punoni përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë”, tha presidenti gjerman.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *