Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë.
Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë, çka është edhe një sinjal për mbështetjen që Gjermania do të vijojë për vendin tonë sa i përket integrimit në BE.
Steinmeier do të pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Bajram Begaj. Ceremonia do të nisë në orën 10:00, ndërsa do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në 10:55.
Ndërkohë ditën e sotme do të mblidhet edhe Kuvendi, për rreth një orë ku presidenti gjerman do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Steinmeier do të qëndrojë dy ditë në Tiranë.
Vizita e Steinmeier vjen në kuadër të turit që ai po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dy ditë më parë ishte edhe në Maqedoninë e Veriut.
Axhenda e plotë:
Enjte, 1 dhjetor
Mbërritja në mëngjes në Tiranë, Shqipëri
Ora 10.00, Pritja nga Presidenti Bajram Begaj me nderime ushtarake.
Takim kokë më kokë
Ora 11.00, Konferencë për shtyp me Presidentin e Republikës së Shqipërisë
Ora 11.30, Presidenti gjerman mban fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë
Ora 12.15, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Ceremonia e vendosjes së kurorave pranë Monumentit të Nënës Shqipëri
Ora 12.45, Drekë e shtruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Ora 14.30, Takim me kryeministrin Edi Rama
Ora 15.15, Në gjimnazin “Sami Frashëri”. Bisedë me nxënës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor
Ora 16.30, Vizitë tek muzeu “Shtëpia e Gjetheve”
Ora 20.00, Pritje e organizuar nga Ambasadori Gjerman
E premte, 2 dhjetor
Ora 9.45, “Lufthansa Industry Solutions” Takim me përfaqësues gjermanë të bashkëpunimit të biznesit dhe zhvillimit për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar dhe për trajnimin profesional
Ora 12.30, Drekë në Berat organizuar nga kryebashkiaku Ervin Demo
Ora 14.15, Vizitë në Xhamia Mbret dhe Teqenë Halveti
Ora 14.45, Vizitë në Kalanë e Beratit
Në mbrëmje largimi nga Shqipëria drejt Berlinit.