Sekretari i Përgjithëshëm, Damian Gjiknuri ka folur këtë të premte në lidhje me zgjedhjen e presidentit.
Gjiknuri tha se sot kanë nisur diskutimet dhe se deri në orën 17:00, PS do të dalë me emrin konkret.
“Problemi i presidentit do diskutohet sot, ne kemi zhvilluar dikutime në lidhje me profilin e duhur. Patjetër të gjitha janë marrë në konsideratë, PS do marrë vendimin e duhur. Jam i bindur se do kemi së shpejti një president së shpejti. Një ndër difektet e opozitës është se nuk ishte e aftë për të nxjerrë një emër mes grupit. Mos u bëni të pa durueshëm, sot do të merrni emrin. Nuk do jetë model i këtyre viteve”, tha ai.