Presidenti i 8-të i Shqipërisë post komuniste, Bajram Begaj mbërrin në Kuvend

Presidenti i zgjedhur Barjam Begaj do të marrë këtë pasdite detyrën si kreu i shtetit shqiptar në 5 vitet e ardhshme.

Pak minuta na ndajnë nga nisja e ceremonisë e cila do të mbahet në sallën e seancave plenare mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku do të bëhet betimi i Presidentit. Ndërkohë që në orën 19.30 është parashikuar ceremonia e dytë, ajo në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.

Axhenda e ceremonisë në Presidencë:

  • 18:45 – 19:15 – Mbërritja e të ftuarve
  • 19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
  • 19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
  • 19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
  • 19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
  • 19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj
  • 19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
  • 19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
  • 19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
  • 20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *