Presidenti i Argjentinës merr vendimin e papritur për finalen e Botërorit

ARGJENTINE – Alberto Fernandez ka bërë një postim në Twitter përmes të cilit ka njoftuar se nuk do të jetë në stadiumin “Lusail” për finalen e madhe të Botërorit mes Argjentinës dhe Francës, ndryshe nga homologu i tij, Emmanuel Macron, i cili do t’i mbështesë nga afër “gjelat”, siç bën gjithmonë kur ka mundësi.

Presidenti i Argjentinës theksoi se ndeshjen do ta shikojë nga shtëpia e tij me njerëzit e tij, ashtu siç bëri gjatë gjithë turneut. Ai e mbylli postimin e tij me mesazhin: “Më e mira e popullit tonë do të jetë në fushë dhe në tribunat e tifozëve të lavdishëm”.

Alberto Fernandez ka shkruar me detaje në postimin e tij:
“Ashtu si miliona bashkatdhetarë të mi, edhe unë do ta shijoj finalen e Botërorit në shtëpi. Këtë moment fantastik do ta jetoj, siç e kam bërë deri tani, me njerëzit e mi. Më i miri i njerëzve tanë do të jetë në fushë dhe në tribunat e tifozëve të lavdishëm”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *