Presidenti i Austrisë viziton sot Tiranën; Kuvendi seancë të posaçme

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai do të pritet rreth orës 10:30 me ceremoni shtetërore nga presidenti i vendit Bajram Begaj për të vijuar me një deklaratë të përbashkët për mediat rreth orës 11:45.

Në orën 13:00 do të mblidhet edhe Kuvendi për një seancë të posaçme, ku presidenti i Austrisë do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.

Presidenti Van der Bellen do të zhvillojë në Tiranë takime të nivelit të lartë. Ai do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.

Vizita është tregues i mbështetjes së Austrisë për Shqipërinë por edhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *