Presidenti i Finlandës telefonon Putin, e informon mbi planet për t’iu bashkuar NATO-s

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto ka telefonuar liderin rus Vladimir Putin, për ta informuar për planet e shtetit të tij për t’iu bashkuar NATO-s.

Në një njoftim të bërë nga qeveria finlandeze rreth telefonatës, thuhet se kërkesat ruse në fund të vitit 2021 që synojnë parandalimin e vendeve që të bashkohen me NATO-n dhe pushtimi masiv i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë në Finlandë.

Presidenti i Finlandës i ka kujtuar gjithashtu Putinit në telefonatë edhe takimin e tyre të parë në 2012 ku i ka shpjeguar se çdo komb i pavarur maksimizon sigurinë e tij duke u bashkuar me NATO-n.

Biseda ka qenë e drejtpërdrejtë dhe është zhvilluar pa acarime. Shmangia e tensioneve u konsiderua e rëndësishme”, tha Niinisto në një deklaratë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *