Presidenti i Flamurtarit bojktoi prezantimin e projektit të stadiumit të ri, Duka : “Flamurtari meriton shumë më shumë

Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka bojkotuar nisjen e takimit në qytetin e Vlorës, ku po prezantohet projekti i stadiumit të ri të qytetit.

Shkak për këtë mungesë janë përplasjet që Idrizi ka me kreun e FSHF-së Armando Duka.

Mirëpo, ky i fundit ka zgjedhur që në fjalimin e tij të mos e përmend aspak si detaj.

 “Flamurtari meriton shumë më shumë sesa infrastrukturën sportive ka sot.

Me të gjithë ndryshimet e mëdha që janë bërë në Vlorë, ndryshimet në infrastrukturën sportive mbase nuk janë të merituara për Flamurtarin.

Dhe për futbollistët e popullin vlonjat. Futbolli, pa dyshim që është loja më e bukur në botë, më e bukura dhe më e ndjekura në Shqipëri.

Më e dashura edhe për vlonjatët, ka tre elementë kryesorë: atë të edukimit, bazën materiale dhe infrastrukturën sportive”, u shpreh Duka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *