Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë.
Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë.
Steinmeier u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti Begaj që nisi në orën 10:00, ndërsa do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në 10:55. Ndërkohë ditën e sotme do të mblidhet edhe Kuvendi, për rreth një orë ku presidenti gjerman do të mbajë një fjalë përshëndetëse.
Steinmeier do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, deri më datë 2 dhjetor.
Në agjendë, Frank-Walter Steinmeier ka të planifikuar edhe një takim me nxënës nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane.
Gjatë qëndrimit dy ditor në Shqipëri, ai do të zhvillojë një vizitë në Berat dhe një vizitë në Muzeun e Sigurimit “Shtëpia me Gjethe”.
Vizita e presidentit Gjerman, Steinmeier vjen vetëm 5 ditë para samitit BE-Ballkani Perëndimor që për herë të parë do të zhvillohet në Tiranë. Gjithashtu, vizita vjen edhe si pjesë e një turi 4-ditor që Steinmaier e zhvillon në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende që këtë vit hapën nisën bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.