Presidenti i KiE vizitoi Shqipërinë, Rama: Jemi në një nivel krejt tjetër, vizitat e tij tregojnë…

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me presidentin e Këshillit Europian, në Tiranë.

Rama tha se intensifikimi i vizitave të liderëve të lartë europianë në Tiranë është një tregues që Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit europian.

“Charls Michel rikthehet në Tiranë, përsëri, është shumë e rëndësishme që për një moment të bësh dallimin e një periudhe të para disa viteve më parë, që të bësh dallimin e intesitetit të komunikimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës në suazën politike europiane, për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së. Nuk besoj se shqiptarëve, do t’i duket e tepërt, përsëritja e shprehjes së mirënjohjes për mbështetjen që BE i ka dhënë vendit në momente të vështira.

Janë momente që kanë shënuar pika shumë të rëndësishme në marrëdhëniet mes BE-së dhe Shqipërisë. Folëm për situatën dhe sfidat, folëm në detaje për procesin, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë, për çeljen formale të bisedimeve për anëtarësim, folëm për Ballkanin e Hapur dhe të gjitha sfidat e brendshme të rajonit, dhe për reformat”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *