Presidenti i Letonisë, Eglis Levits pritet të vizitojë këtë të premte Kosovën.
Bëhet me dije se temë e diskutimeve do të jetë siguria në Evropë.
Kujtojmë, se pas vizitës në Maqedoninë e Veriut Levits, pritet të mbërrijë në orën 10:00 në Prishtinë.
Axhenda:
Në orën 11:00 do të mbjellë pemën që simbolizon miqësinë mes dy vendeve;
Në orën 11:40, do të mbajë një konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani;
Në orën 12:15, do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca;
Në orën 12:50 do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti.
Takimet e tjera të kreut të shtetit letonz do të jenë me komandantin e KFOR-it si dhe me trupat letoneze që veprojnë në kuadër të KFOR-it.