Presidenti i ri, Alibeaj mesazh grupit: Mblidhemi për të marrë vendime

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë grupin për të marrë vendime në emër të Partisë Demokratike, lidher procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Alibeaj ia komunikuar vetë këtë mesazh kolegëve të tij, teksa thotë se mbledhja e sotme u zhvillua në prezencë të medias në funksionon të transparencës së plotë për  publikun.

Mesazhi i Alibeajt:

Të nderuar kolegë, Sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për procesin e përzgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Me kërkesën e përfaqësueseve të PD në Konferencë, mbledhja u zhvillua në prezencë të medias, në funksion të transparencës së plotë për publikun. Për ti dhënë kohë një diskutimi të plotë dhe shterues mbi këtë çështje grupit parlamentar dhe për të diskutuar dhe marrë vendimet bashkarisht, kerkuam dhe u pranua që procedura zë shtyhet për në datën 16 maj.

Gjatë ditëve në vijim, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit për të diskutuar dhe marrë vendimin mbi ecurinë e këtij procesi dhe rolin e PD në zgjedhjen e Presidentit. Ju përshëndes!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *