Taulant Balla nga qyteti i Fierit ditën e sotme i ka bërë thirrje grupeve parlamentare të opozitës, që të propozojnë emrat për presidentitn e ri.
Gjithashtu ka theksuar se opozita duhet ti përdorë me përgjegjësi orët në vijim, teksa shton se nuk e di arsyen pse grupi parlamentar u tërhoq nga procesi.
“Konstatoj me keqardhje që nga opozita nuk ka një qasje për të marrë përgjegjësi për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Nuk e di përse PD, grupi i aj parlamentar, u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura, orët në vijim në mbyllje të këtij afati duhet të përdoren me përgjegjësi. Do ishte joproduktive të digjnim raundin e dytë, megjithatë ne e respektojmë marrëveshjen me grupin parlamentar të PD dhe dy grupet e tjera, që dy raundet e para u takojnë propozimeve të opozitës, por nëse dhe në raundin e tretë nuk do të hyjë në proces, natyrshëm një gjë është e sigurt, në raundin e katërt do të zgjidhet me kandidatë të propozuar prej nesh Presidenti apo Presidentja e re e Republikës”, tha Balla.