Presidenti i ri/ Bëhet publike data e  Konferencës së Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet më 4 Maj, në lidhje me çështjen e presidentit të ri.

Mësohet se kjo konferencë vjen pas kërkesës së kryetarit të Grupit të PS, Taulant Balla dhe do të drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sakaq, kjo mbledhje pritet të ketë dy pika të rendit të ditës: Përcaktimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës; Përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit.

Taulant Balla do të mblidhet me Enkelejd Alibeajn, Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën për negociatat për emrin e ri të Presidentit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *