Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri është duke zhvilluar një komunikim me mediat ku dhe ka zbardhur edhe procedurat që po ndiqen për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Ky i fundit pohoi se presidenti nuk zgjidhet me ultimatum, por me konsensus.
Pyetja: Mos besimi nga PD është i madh, propozimi është që të përfshihen edhe ndërkombëtaret. Si e shikoni?
“Ne kemi bërë thirrje faktorëve në parlament, për të filluar një proces dialogu, për të përcaktuar një profil. Grupi që ju thatë mund t’i kanalizojë këto kërkesa, do i shikojmë mirë nëse përputhen. Ultimatumi s’ka dhënë rezultat, presidenti nuk zgjidhet me ultimatum, por me konsensus.
Mosbesimi shfaqet, është një praktikë që nuk është përdorur, palët që komunikojnë shqip nuk është nevoja për ndërkombëtarë. Nuk është se ka probleme me fokus stabilitetin, për mua është propozim i pavend”, tha ai.