Grupi parlamentar ka diskkutuar për 3 orë emrat e kandidatëve për Presidentin e ardhshëm, që do ti shkojë maxhorancës për votim në Parlament.
Bëhet e ditur se një numër i madh kandidatësh janë propozuar nga deputetët demokratë në mbledhjen ku marrin pjesë 26 prej tyre dhe Komisioni I Rithemelimit e ka bojkotuar.
Ndërkohë mbas shumë diskutimeve, Grupi Parlamentar i PD-së vendosi që të çojë për një fazë në një analizë më të thelluar vetëm 8 emra duke hequr Lajla Përnaskën dhe Jorida Tabakun.
KANDIDATET QE DO KALOJNE NE FAZEN TJETER
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
5.Rexhep Uka
6.Halim Kosova
7.Leka Zogu
8.Visar Zhiti
Kandidatët QE U PROPOZUAN SI FILLIM
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
4.Jorida Tabaku
6.Rexhep Uka
7.Halim Kosova
8.Leka Zogu
9.Visar Zhiti
10.Lajla Pernaska
Deputetët që i kanë propozuar
Ferdinand Xhaferri propozon Leonard Demit
Flamur Hoxha, Zef Hila dhe Ramadan Lika propozojnë Arben Çejkun
Bledjon Nallbati propozon Dritan Demirajn
Kreshnik Çollaku propozon Dashamir Shehin, Lajlja Përnaskën dhe Jorida Tabakun
Sajmir Koreshi propozon Visar Zhitin
Xhelal Mziu propozon Dashamir Shehin, Rexhep Ukën dhe Halim Kosovën