Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Pikat mbi i” ka folur për çështjen e Presidentit të ri.
Kryemadhi është shprehur se përfshirja në proces duhet të jetë me alternativë, ndryshe je “ushtar i Ramës”.
Duke theksuar se LSI ka vetëm 4 firma, që janë të pamjaftueshme për të propozuar një kandidat për president, Enekelejd Alibeaj i ka 28, kështu që mund të propozojë një kandidat, duke u përfshirë kështu në proces.
Pjesë nga biseda:
Kryemadhi: Unë po të kisha 28 firma në parlament për të propozuar një kandidat në Parlament unë do ta propozoja një kandidat për president. Unë nuk i kam, kam 4 firma. Zoti Alibeaj i ka 28 firma, dhe mund të propozojë një kandidat të opozitës. Kjo është një përfshirje në proces. Përfshirja në proces nuk është që të jesh ushtar i Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit.
Zheji: Pra, ju jeni për përfshirje në proces?
Kryemadhi: Për përfshirje, unë nuk i kam 28 firma. Nëse do t’i kisha 28 firma unë do ta propozoja. Sepse sot njerëzit gjenden përballë mungesës së alternativës. Edhe kjo, që t’i të shkosh të bëhesh ushtar i Edi Ramës pa një alternativë. Sepse bojkoti, çfarë është? Bojkoti është që ti nuk ke alternativë, prandaj e bojkoton. Po nëse ti ke alternativë. /Priza.al