Fatmir Mediu, nën cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim” ka propozuar që opozita të negociojë si një trupë e vetme për presidentin e ri.
Sakaq, Mediu kërkon që të shmangen zgjedhjet e njëanshme në lidhje presidenti, dhe të mos ketë konsensus. Si dhe të garantohet një president mbi palët.
“Është e nevojshme që konsensusi të synojë procesin dhe jo ndarjen. Në emër të grupit aleanca për Ndryshim propozoj opozita ka detyrim të ofrojë një proces konsensual. Të negociojë si një trupë e vetme. Kjo ka qenë edhe praktika që ne kemi zgjedhur. E dyta, është e rëndësishme që në këtë negociata të përcaktohen kritere që të garantojë një president mbi palët. Nga fusha politike dhe akademike do të ishte një bazë e mirë”, tha Mediu.