Ka nisur Konferenca e Kryetarëve për të vendosur për seancën e dytë të posaçme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Kujtojmë se ditën e djeshmë është zhvilluar raundi i parë, i cili u dogj sepse nuk kishte asnjë kandidaturë për Presidentin e Republikës.
As maxhoranca dhe as opozita nuk i dhanë kuvendit një emër. Sot konferenca e Kryetarëve do të vendosë kur do të mbahet raundi i dytë.