Pas dështimit të raundit të tretë për emrin e Presidentit të ri, në ditën e nesërme në orën 14:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.
Kujtojmë se edhe në raudnin e tretë opozita nuk solli asnjë emër në atë që u përcaktua si shansi i fundit nga mazhoranca.
Në raundin e katërt maxhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament.
Në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, çka do të thotë se maxhoranca i ka votat.