PS ka bërë të ditur emrin e kandidatit për president, ai është Bajram Begaj. Ndërsa kryeministri Rama ishtë duke dhënë emrin sqaroi edhe arsyen se përse nuk u propozua një grua nga radhët e PS.
“Kemi pasur në pjesën e fundit të diskutimit 3 gra dhe tre burra. S’ka asnjë dyshim që unë jam gjithmonë i prirur të mbështes kandidaturat gra, por s’kemi arritur që të diskriminojmë burrat për këtë arsye. Kemi parë tërësinë e personaliteteve që kemi shqyrtuar”, tha Rama.