Ministrja, Elisa Spiropali bazuar në kritikat e deputetes Grida, u shpreh se PS pret që opozita të propozojë emra konkretë për kandidatët për presidentin e ri të vendit dhe jo diskutime për procedura.
Sakaq, shtoi se edhe partia socialiste pret të marrë emra dhe jo vetëm diskutime.
“Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Në të gjitha fazat e diskutimeve e kemi bërë të qartë se nuk dëshirojmë të zgjeshim një president të PS-së, por të Republikës. E kemi pasur një president që nuk na nderon. Kemi rënë dakord që të nisim procesin, por kemi shprehur se kemi gatishmërinë.
Të dyja këto shkojnë bashkë dhe për ne janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Nëse duhet këto takime ti bëjmë së bashku. Presim nga ju të marrim emra dhe jo diskutime për procedura, të cilat mund t’i keni shtyrë për arsyet e juaja të brendshme. Ne duhet të vijmë që në raundet e para me emra”, tha Spiropali.