Presidenti i ri/ Tabaku: Procesi nuk ka nisur me seriozitet!

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha gjatë Konferencës së Kryetarëve se pavarësisht se PS deklaron se nuk do një president nga grupi i tyre parlamentar, ky proces sipas saj në fakt ka filluar në Partinë Socialiste.

Kjo e fundit u shpreh se procesit i mungon serioziteti, pasi fillimisht do duhej bërë Konferenca e Kryetarëve dhe më pas duhej të bëhej votimi i brendshëm në PS.

“Nuk ka nisur me seriozitet. Ndryshe nga sa ju thoni, ka nisur në PS. Do ishte bërë konferenca dhe më pas forcat do kishin procesin.PD do të ketë një mbledhje të strukturave të saj për të marrë vendime, por është se maxhoranca nuk e ka legjitimitetin te zgjedh një president vetë. Të jetë gjithëpërfshirës.

Çdo takim duhet të ketë transparencë, po zgjedhim individin që do ketë detyrën për të ruajtur unitetin në 5 vitet e ardhshme.
Të paktën në cilësinë e anëtares së kësaj konference, t’i japim këtij procesi seriozitet. Kam vetëm një kërkesë, që ka të bëjë me transparencën dhe nuk mund të ndodh me imponim”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *