Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëron se Rusia mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm. Presidenti amerikan i bëri komentet në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten.
‘Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në shkurt’, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne.
‘Kreu i Shtepisë së Bardhë ripohoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët e saj për t’u përgjigjur me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën’, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Zelensky tha se ata diskutuan përpjekjet e fundit diplomatike për te ulur tensionet dhe ranë dakord për veprime të përbashkëta për të ardhmen.
Disa ekspertë ushtarakë mendojnë se Rusia mund të presë që toka në Ukrainë të ngrijë në mënyrë që ata të mund të lëvizin me pajisje të rënda për të ndërmarrë hapin final te pushtimit. Rusia ndërkohë thotë se sheh ‘pak terren për optimizëm’ në zgjidhjen e krizës pasi SHBA hodhi poshtë kërkesat kryesore të Rusisë.
/Priza.al/