Presidenti i Ukrainës “shuplakë” Ramës/ Zelensky: Kufizoni ardhjen e turistëve rusë në Shqipëri

Presidenti i Ukrainës, Volodymur Zelensky i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të kufizojë ardhjen e turistëve rusë në Shqipëri.

“As objektet e kishave ruse nuk po kursehen nga pushtuesit, një përpjekje për të ngjallur tiraninë. Ju jeni padyshim në anën e lirisë, faleminderit për hapat konkretë që keni bërë për të na mbështetur, ky qëndrim ndaj popullit të Ukrainës, më kujton Nënë Terezën, e njohur për aktet e saj humanitare në të gjithë botën.

Unë besoj se duke punuar së bashku me të gjithë Evropën, ne do të jemi në gjendje të mbrojmë Evropën dhe të ardhmen nga kërcënimi rus. Qëndrimi duhet të përfshijë  embargon ruse, bankat duhet të jenë të bllokuara, sado e vështirë të jetë kjo. Ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë në Shqipëri, pasi ju nuk e dini se kush vjen së bashku me to”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *