Presidenti italian, Sergio Mattarella pritet të vizitojë Shqipërinë në shtator.
Presidenca italiane bën me dije se Mattarella do të udhëtojë drejt Tiranës në datën 7 e 8 shtator, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe me figura të tjera të politikës. Pritet që presidenti italian të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë se vizita e tij korrespondon me një vizitë të parë të një Presidentit italian në vendin tonë pas kaq shume vitesh, si dhe do të jetë vizita e parë e mirëpritur nga Bajram Begaj. Gjithashtu vizita korrespondon edhe me një moment delikat, rënien e qeverisë italiane të Mario Draghi-t i cili dha dorëheqjen.
Tashmë zgjidhja e krizës politike në Itali është në dorë të Presidenti, Sergio Mattarella. Vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.