Partia Demokrtike është duke vijuar mbledhjen e grupit parlamentar të PD, në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Burime për median bëjnë me dije se deputeti Ferdinand Xhaferraj ka propozuar në mbledhjen e sotme emrin e Leonard Demit si kandidat për President.
Ndërkohë deputeti i qarkut të Kukësit, Flamur Hoxha ka propozuar emrin e Arben Çejkut, ish ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.