Pas “dështimit” në Champions League, trajneri Barcelonës Ronald Koeman duket se nuk do të jetë pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm.
Sipas medias spanjolle hollandezi jo vetëm që nuk mori atë që dëshironte, por është me një këmbë larg “Camp Nou”.
Sipas të përditshmes “Sport”, presidenti Laporta dhe trajneri Koeman kanë zhvilluar një takim kokë më kokë ndërmjet tyre.
Ata do të takohen sërish në ditët në vijim për të vendosur përfundimisht se cili do të jetë trajneri i ri i Barcelonës.
Përcaktues në të ardhmen e trajnerit të ri si gjithnjë është edhe Leo Messi. “Pleshti” pritet të jap miratimin e tij për atë që do ti drejtojë sezonin e ardhshëm.
/Priza.al/