Përhapja e shpejtë e COVID si pasojë e variantit të ri Omicron, ka bërë që presidenti i Francës Emmanuel Macron të jetë shumë i ashpër në mënyrën e të shprehurit për personat e pavaksinuar. Ai i ka paralajmëruar ata se do ‘ta kenë përballë’ dhe se nuk do ‘ta kenë jetën e thjeshtë’ nëse nuk vaksinohen sa më parë.
‘Unë vërtet dua t’i shqetësoj ata dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në fund’, tha ai për gazetën franceze Le Parisien.
Sipas presidentit Macron, të pavaksinuarit shumë shpejt do të privohen nga çdo ambient publik dhe nga jeta shoqërore. Ai synon shtrëngimin e masave dhe një ndër ato do të jetë edhe paraqitja e certifikatës së vaksinimit në momentin që frekuentojnë ambiente publike.
Në intervistën e tij me Le Parisien të martën, Macron tha:
‘Unë nuk do të dërgoj njerëz të pavaksinuar në burg, por nga 15 janari, nuk do të mund të shkojnë më në restorant. Nuk do të mund të shkonjnë më për një kafe, nuk do të mund të shkojnë as më në teatër e kinema’
Gjuha që përdori Macron për të ngacmuar të pavaksinuarit konsiderohet si zhargon dhe shkaktoi një reagim të fortë nga politikanët e opozitës. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine le Pen shkroi në Tëitter:
‘Një president nuk duhet të shprehet në atë lloj gjuhe, Emmanuel Macron është i padenjë për detyrën e tij’.
Franca ka një nga normat më të larta të vaksinimit kundër Covid në BE, me më shumë se 90% të popullsisë së rritur të dyfishtë.
/Priza.al/