Paraditen e kësaj të enjte është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Sakaq, kjo mbledhje ishte paralajmëruar prej pasdites së djeshme në orën 16:00, por u shty për shkak se deputetit demokrat Luciano Boçi i vdiq i ati, për këtë arsye grupi parlamentar demokrat ka shtyrë mbledhjen në respekt të dhimbjes së tij.
Ndërkohë, sot pritet të diskutohet për çështjen e presidentit, ku Demokratët duhet të dalin nga mbledhja me një qëndrim pas ftesës së socialistëve.