Kryetar i Partisë Republikane, fatmir Mediu ka folur këtë të enjte në lidhje me presidentin e ri.
Mediu tha se ky i fundit duhet të jetë unitet me popullin, dhe duhet t’i përgjigjet vetëm kushtetutës dhe jo bindjeve politike.
“Në krye të shtetit duhet të jetë në unitet të popullit, nëse opozita nuk ka konsensus mes vete është e kotë të futet në negociata me mazhorancën.
Ne kemi negociator të përbashkët, e kam thënë kemi qenë të hapur për të pasur një proces negociator të unifikuar dhe duhet të gjejmë një kandidaturë të përbashkët. Nuk kemi fol me emrat, të cilat do të vijnë më vonë si pasojë e seriozitet.
Ka pasu diskutime që kanë bërë më parë me PS të cilat do të vazhdojnë, opozita është e gjitha për procesin dhe është e domosdoshme, ky proces duhet të dhurojë një emër konsesual. Duhen disa kushte që të plotësojë presidenti i Republikës të qëndrojë mbi palët dhe të jetë me integritet. Duhet t’i përgjigjet vetëm kushtetutës dhe jo bindejve politike, tha Mediu.