Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur në lidhje me porcesin e presidentit.
Mediu tha se sipas ecurisë, nuk beson se do të ketë emra konkretë ditën e hënë.
“Opozita nëse duhet të përfshihet në proces, duhet të vijë me emra konkretë. Ne kemi vendosur të bëjmë propozime vetëm Brenda opozitës. Unë kam folur edhe Boçin, Alibeajn dhe qëndrimiështë që të kemi një process të përbashkët. Procesi nuk besoj se do ketë kandidatura ditën e hënë”, tha ai.