Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për furnizimin me vaksina

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar ligjin e marrëveshjes me Pfizer për furnizimin me vaksina anti-covid.

Marrëveshja në fjalë mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë, parashikon blerjen e 500 mijë vaksinave anti-Covid.

DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.

Nr. Dekretit 13266

Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për furnizimin me vaksina

Tiranë, më 12.10.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *