Presidenti Ilir Meta ka emëruar komandant të Forcës Ajrore Gjeneralin Ylli Pulaj. Përmes një dekreti, presidenti ka rritur në detyrë Pulajn, i cili mbante deri tani postin e zëvendës komandantit të Forcës Ajrore.
Presidenti gjithashtu ka dekretuar me gradën ‘Gjeneral Brigade’, kolonel Bilbil Bitrin. Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti Meta, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ka dhënë gradën e “Gjeneral Brigade”, drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Më 29 dhjetor presidenti dekretoi kundëradmiralin Adnand Agastra në postin e komandantit të Forcës Detare.
/Priza.al/