Ministrja për Sipërmarrjen dhe drejtuesja politike e PS Shkodër, Edona Bilali, ka pohuar se PS do të përzgjedhë si kandidat për president një figurë, e cila të ketë pëlqimin e të gjithë shqiptarëve, por edhe të opozitës.
Sakaq, shton se nga 3 kandidatura të mundshme, ajo ka propozuar për President të ardhshëm dy gra shkodrane, emrat e të cilave nuk i bën të ditur.
“Partia Demokratike dështoi, tha ministrja Bilali, “që të sjellë kandidatura në 3 raundet e para dhe tashmë do jetë PS që në dy raundet e mbetura të përzgjedhë një president, që të jetë i gjithë shqiptarëve”, mësohet të ketë thënë ajo.